Shkolla “16 Shtatori” është një nga 300 shkollat që janë pajisur me laboratorë SMART, ku nxënësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre digjitale.

Synimi I politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është që të gjitha shkollat të pajisen me laboratorët SMART ndaj fokusi i qeverisë shqiptare është që të rrisë investimet përsa i përket teknologjisë dhe inovacionit në shkolla.

Sipas MAS, po punohet që nga viti tjetër 2025 dhe në vijim edhe 654 laboratorë SMART të shtohen në rrjetin e shkollave për të siguruar që jo vetëm një përmirësim të teknologjisë, por edhe për ta përfshirë teknologjinë edhe në lëndët e tjera sikurse janë lëndët e shkencave edhe gjuha e huaj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për të rritur aftësitë por edhe për ta sjellë shkollën në parametra bashkëkohore dhe për t’i përfshirë edhe në lëndët e tjera teknologjinë dhe inovacionin.