Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMbi 15% e totalit të verës së prodhuar në vend, për eksport

Mbi 15% e totalit të verës së prodhuar në vend, për eksport

Sipërfaqet e mbjella me vreshta në Shqipëri janë rritur vit pas viti, veçanërisht gjatë 10-vjeçarit të fundit. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë vitit të kaluar në vendin tonë u konsumuan afërsisht 6 milionë litra verë. Prodhimi vendas mbuloi konsumin me 240 ton, ndërsa një pjesë e konsiderueshme shkoi për eksport dhe pjesa tjetër e verës erdhi nga importi. Prej disa vitesh Shqipëria eksporton verë në disa shtete të rajonit, por edhe më gjerë. Gati 15% e totalit të verës së prodhuar në vend shkon për eksport, ndërsa industria verës në vendin tonë është në fazën e rritjes së cilësisë së produktit sipas standardeve më të mira me qëllim tregtimin e verës “Made in Albania” në tregun ndërkombëtar. Sipas ekspertëve të fushës, diferenca mes produktit cilësor dhe verës së mirë është ende e dukshme dhe për këtë arsye produkti i parë shkon në tregun e huaj, çka tregon se ka ende potencial për të dalë në tregun ndërkombëtar dhe për ta promovuar produktin tonë. Ministria e Bujqësisë hartoi dhe miratoi, për herë të parë këtë vit, një ligj për vreshtarinë dhe verën, që nxit prodhimin vendas me standarde dhe i hap rrugën eksportit. Ndërkohë që punohet për Kadastrën e Vreshtave, që do të mundësojë një informacion të plotë dhe të saktë për vendndodhjen e vreshtave, të kultivarëve, të sipërfaqeve të sakta të këtyre vreshtave. Kjo “databazë” do të sjellë përcaktime për të rritur sigurinë dhe cilësinë, për të mundësuar konkurrencën e drejtë dhe për të luftuar informalitetin. Politikat e autoriteteve synojnë mbështetjen dhe krijimin e një brand, ikon të verës shqiptare që të konkurrojë në tregun vendas me ato të importit, por edhe jashtë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments