Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 11 000 viktima në Turqi dhe Siri 

Mbi 11 000 viktima në Turqi dhe Siri 

Sipas raporteve zyrtare të publikuara sot, numri i përkohshëm i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën tani tejkalon 11 000 persona. Në Turqi, 8 574 trupa janë nxjerrë nga rrënojat sipas AFAD-it, një organizatë turke ndihmash, dhe 2 547 të vdekur janë në Siri, sipas autoriteteve dhe mjekëve. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, nga ana e tij, njoftoi se 380 500 persona të prekur u strehuan në konviktet e Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve. Oktay tha se një personel prej 3 294 personash të kërkim-shpëtimit arritën në Turqi nga Azerbajxhani dhe Rusia. ”Ne po dërgojmë në Hatay mbi 1 600 ekipe shtesë të kërkim-shpëtimit, si nga jashtë ashtu edhe nga vendi”, tha ai. Drejtori i përgjithshëm i tërmeteve dhe reduktimit të rrezikut në AFAD, Orhan Tatar, tha se rreth 5 775 ndërtesa u shembën nga tërmetet. Ai po ashtu theksoi se zona e ndikimit të tërmeteve mbulon afër 110 000 kilometra katrorë. Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, tha se rreth 13,5 milionë qytetarë janë të prekur drejtpërdrejt nga tërmeti. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments