Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 100 personalitete i kërkojnë Putinit lirimin e Navalnyt

Mbi 100 personalitete i kërkojnë Putinit lirimin e Navalnyt

Më shumë se njëqind shkrimtarë, aktorë, gazetarë, regjisorë dhe figura të tjera publike kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, bëjnë thirrje për t’i dhënë fund abuzimeve me Alexey Navalny dhe lirimin e tij pasi është arrestuar për arsye politike. Ndër nënshkruesit janë Svetlana Alexievich, Anne Applebaum, Margaret Atwood, Jude Law, Salman Rushdie, Orhan Pamuk, Herta Muller, Eric Cantona, Olga Tokarczuk, Mario Vargas Llosa. “Siç e dini, Alexey Navalny po mbahet në IK-6, një nga kolonitë më të ashpra penale në vendin tuaj”, thuhet në tekstin drejtuar Putinit. Letra denoncon se ‘’kundërshtari i Kremlinit është i vendosur vazhdimisht në izolim, i shtypur në një qeli betoni pa ajrosje. Atij i ndalohen vizita në familje dhe telefonata dhe … megjithëse ka temperaturë, duhet të qëndrojë në këmbë gjithë ditën”. Prandaj, shkrimtarët, aktorët dhe regjisorët njoftojnë se po bashkojnë zërin e tyre me atë të 600 mjekëve rusë që kanë kërkuar “kujdes shëndetësor të pavarur dhe të menjëhershëm” për Navalny. “Navalny po vuan një dënim me burg për akuza që nuk do të ishin pranuar kurrë në asnjë sistem të pavarur gjyqësor,” thuhej në letër. “Ne mbështesim kërkesën e qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian për lirimin e menjëhershëm të tij. Është në kompetencat e tij”, përfundojnë nënshkruesit duke iu drejtuar Putinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments