Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMbështetje për punonjësit e zonave të mbrojtura

Mbështetje për punonjësit e zonave të mbrojtura

Punonjësit e Agjencive të Zonave të Mbrojtura përfituan nga Pako e Madhe e mbështetjes së vendosur nga qeveria. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, uroi për një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare. Rama thekson se këta punonjës e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër të vështirë për mbarë Europën. Gjithashtu, kreu i qeverisë publikoi edhe dëshminë e Hysni Kuqit i cili prej 45 vitesh punon si roje mjedisore pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Qarku Fier dhe që ka përfituar nga mbështetja financiar. “Terreni është sfida jonë dhe është përgjegjësi e madhe që të përkujdesesh për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Kam 45 vite në këtë punë por vitet e fundit në sajë të moratoriumit shikojmë një rritje të dukshëm të florës dhe faunës së egër”, shprehet Kuqi. Ai thekson se “ky fillim viti mua bashkë me kolegët e tjerë na gjen më të m,mobilizuar se sa vitet e tjera kjo edhe për shkak të 20 mijë lekëshit të dhënë nga pako financiare e qeverisë”. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments