Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën të ditur se dy zyrtarët u takuan për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE. “Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në postim. Nga ana e tij, ambasadori Gonzato u shpreh se ishte kënaqësi takimi me VanHorn për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian. “Në pritje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, u shpreh ai. Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.