Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro zhvilloi sot një takim me drejtues të institucioneve qendrore e vendore, ku u diskutua për masat që duhen ndërmarrë në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Qëndro u shpreh se, një koordinim më i mirë do të lehtësojë sidomos fluksin e shtuar të lëvizjeve nëpër rrugë, por edhe çështje të tjera organizative e që lidhen me infrastrukturën shkollore. “Përgjegjësi e jona t’u sigurojmë fëmijëve tanë kushtet më të mira për edukim”, theksoi Qëndro, në një postim në rrjetet sociale.