Në qarkun e Korçës janë marrë masat për mirëmbajtjen dimërore të akseve kryesorë kombëtare dhe atyre turistike. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole në vazhdim të punës dhe masave përgatitore për administrimin e emergjencave civile dimërore, zhvilloi takime dhe vëzhgime në vendet e dislokimit të automjeteve nga firmat kontraktore. Jole vizitoi nga afër Qafën e Qarrit, ish-SMT-në e qytetin e Korçës, në fshatin Vashtëmi, Pendavinj dhe Dishnicë, ku subjektet kontraktore kanë të vendosura automjetet, materialet dhe personelin manovrator, për të siguruar mirëmbajtjen dimërore të akseve kryesorë kombëtare dhe atyre turistike si Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, Korçë-Voskopojë, Kryqëzimi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Kapshticë, Libonik-Rëmbec-Plasë, Kryqëzimi Zëmblak-Doganë-Goricë, Kryqëzimi Podgorie-Zëmblak. “Është për t’u vlerësuar bashkëpunimi i Drejtorisë së Rajonit Qendër-Lindje Korçë, si dhe gatishmëria e subjekteve kontraktore, të cilët kanë marrë masat e nevojshme parapërgatitore, kanë përmirësuar automjetet, është rritur aftësia e personelit manovrator dhe baza e nevojshme materiale funksion të ofrimit cilësor të këtij shërbimi”, theksoi Jole. Prefekti Jole tha se këto e faktorë të tjerë, si dhe eksperienca e fituar garantojnë mirëmbajtjen dimërore të këtyre segmenteve në çdo kohë e situatë që mund të krijohet gjatë periudhës së dimrit. “Me këtë përkushtim dhe angazhim duhet të vazhdojë puna dhe nga bashkitë për sigurimin e levizjes për këmbësorët dhe automjetet në qytete, në rrugët dytësore e lidhëse mes tyre dhe ato rurale”, thekso Jole.
Masa për mirëmbajtjen dimërore të akseve kombëtare dhe turistike në Korçë
RELATED ARTICLES