Sipas Departamentit të Energjisë, këto marrëveshje krijojnë bazën ligjore për një partneritet shumëvjeçar me vlerë disa miliarda dollarë, që synon të avancojë objektivat ekonomike dhe strategjike të të dy vendeve, përfshirë edhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të përfitojnë ekonomikisht përmes eksportit të teknologjisë bërthamore dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ndërsa Arabia Saudite synon të plotësojë nevojat e saj në rritje për energji përmes zhvillimit të një programi bërthamor civil.
Marrëveshja do t’i dërgohet tani Kongresit amerikan për shqyrtim, ku pritet të përballet me debat dhe mund të hasë kundërshtime nga disa ligjvënës





