Marina ruse do të marrë 30 luftanije të reja këtë vit, njoftoi presidenti Vladimir Putin në Shën Petersburg të dielën gjatë paradës vjetore të Ditës së Marinës. “Rusia po zbaton sot detyrat e politikës së saj detare kombëtare dhe po zgjeron me vendosmëri fuqinë e flotës së saj,” tha Putin. Televizioni shtetëror transmetoi paradën e Ditës së Marinës, duke treguar 33 anije luftarake, duke përfshirë katër nëndetëse, në siguri të rreptë. atsh