Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot martiren e parë të Kishës Katolike Shqiptare, Marie Tucin, e cila u burgos dhe u torturua barbarisht gjatë diktaturës. Marie Tuci lindi në 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz të Mirditës. Ajo studioi në Shkollën Normale të Motrave Stigmatine në Shkodër ku iu përkushtua fesë katolike. Më pas u dërgua të ushtronte profesionin e mësueses në Mirditë. Në vitin 1946, nga regjimi komunist u morën një sërë masash ekstreme të cilat luftuan ashpër fenë. Duke qenë një ndjekëse e devotshme e fesë katolike, Marie Tuci shprehu hapur kundërshtimin e saj ndaj këtij persekutimi. Vrasja e Bardhok Bibës, sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë do të pasonte me marrjen e masave ndëshkimore të ashpra për shumë familje të këtij qyteti, ku u përfshi edhe familja e Marie Tucit, Gjonmarkaj. Këto familje dyshoheshin për ndihmën që i kishin dhënë organizatorëve të vrasjes së sekretarit, për t’u arratisur në Jugosllavi. Ndaj në gusht të vitit 1949 u arrestua e akuzuar për “qëndrimin e saj kundër pushtetit popullor dhe ndihmën që familja e saj i kishte dhënë të arratisurve”. Marie Tuci ndërroi jetë nga torturat çnjerëzore në spitalin e burgut më 24 tetor të vitit 1950. Ajo është simboli i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato, pavarësisht rrethanave që janë kundër saj.http://ata.gov.al/2022/10/24/perkujtohet-marie-tuci-martirja-e-pare-e-kishes-katolike-shqiptare/
Marie Tuci, martirja e parë e Kishës Katolike Shqiptare
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on