Territori i MV do të MBETET me mot të qëndrueshëm, KU pritet të ketë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites; situatë kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Veriu i Afrikës që kanë përfshirë Europën Jugore; Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut duke gjeneruar shira në formë rrebeshi në zonat Jugperëndimore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 12°C temperatura më e ulët e shënuar në Gostivar deri në 33°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkup; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.



