Republika e Maqedonisë së Veriut në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë territroin e vendit, POR më të fokusuara pritet të jenë në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë duke sjellë reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Kumanovë deri në 33°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet sërisht në qytetin e Shkupit; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.


