Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, plantacionet e mandarinave në Konispolit, të Sarandës po preferohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, kryesisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Poloni e Çeki por dhe vende të tjera të Europës Lindore dhe të Ballkanit. Sipas MBZHR, prodhimi mandarinave është i bollshëm, cilësor dhe tregtohen me çmim të volitshëm. Prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit pritet të shkojë në më shumë se 50 mijë tonë. Plantacionet me mandarina dhe agrumet e tjera në Konispol, janë kthyer në një model investimi në bujqësinë shqiptare, ku angazhojnë në punë pothuajse të gjithë banorët e bashkisë Konispol, teksa gjenerojnë punësim edhe për banorë të tjerë nga zona të Ksamilit, Delvinës duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe në rritjen e të ardhurave për ekonominë fermere. Ekspertët e bujqësisë tregojnë se, prodhimi në rritje i mandarinave i adresohet zgjerimit me mbjelljet e reja të pemëve që janë bërë si dhe kujdesit të vazhdueshëm për ruajtjen e standardeve të cilësisë në prodhim. Mandarinat e zonës së Konsipolit vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore. Përveç mandarinave, në fermat e Konispolit kultivohen edhe kivi, që tregtohet më së shumti në tregun vendas. Shumica e banorëve të Konispolit kanë kultivuar në fermat e tyre agrume dhe vit pas viti prodhimi shënon rritje duke e kthyer në sektorin bazë të ekonomisë së zonës.https://ata.gov.al/2022/11/30/mandarinat-e-konispolit-eksportohen-ne-ballkan-dhe-europen-lindore/
Mandarinat e Konispolit, eksportohen në Ballkan dhe Europë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on