Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTManchester City, klubi më i vlefshëm i futbollit në botë

Manchester City, klubi më i vlefshëm i futbollit në botë

Sipas një studimi nga Agjencia e vlerësimit të markës “Brand Finance”, Manchester City është klubi më i kushtueshem i futbollit në botë me një vlerë prej 1 miliard e 562 milionë dollarë. Sipas përpilimit që Anadolu ka bërë nga raporti i fundit i “Brand Finance” për “Top 50 markat më të vlefshme të klubeve në futbollin botëror”, vlera e markës së 10 klubeve të para brenda 50 klubeve që bëjnë pjesë në këtë listë, kap një vlerë prej 16 miliardë e 369 milionë dollarë. Manchester City zë vendin e parë me 1 miliard e 562 milionë dollarë vlerë, fituesi i Premier Ligës dhe Kupës së Federatës së Anglisë. Me këtë, City ka marrë vendin e parë nga Real Madridi, i cili qëndronte në krye të tabelës për 4 vitet e kaluara. Real Madridi zbriti një pozitë duke u pozicionuar i dyti me 1 miliard e 513 milionë dollarë, ndërsa një klub tjetër spanjoll, Barlecona gjendet në vendin e tretë me 1 miliard e 425 milionë dollarë vlerë. – Klubet angleze lanë gjurmë në 10 vendet e para Në mesin e 10 klubeve më të vlefshme bëjnë pjesë 6 klube angleze. Në 10 të parat gjenden edhe dy klube spanjolle, një klub francez dhe një gjerman. Në vendin e katërt në listë është Manchester United me vlerë prej 1 miliard e 412 milionë dollarë, ndërsa pas tij renditet Liverpool me 1 miliard e 411 milionë dollarë. Paris Saint-Germain, një klub francez, me vlerë prej 1 miliard e 174 milionë dollarë u rendit i 6-ti ndërsa klubi gjerman Bayern Munich i 7-ti me 1 miliard e 140 milionë dollarë. Në pozitën e 8-të gjendet Arsenali me 940 milionë dollarë, i ndjekur nga Tottenham Hotspur me 931 milionë dollarë dhe Chelsea me 893 milionë dollarë. Në mesin e 50 klubeve gjenden 18 nga Anglia, 10 nga Gjermania, 9 nga Spanja, 6 nga Italia, 3 nga Franca, 2 nga Portugalia, një nga Holanda dhe një nga Brazili. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments