Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMali i Zi tërhiqet nga Eurovizion

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovizion

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të pjesëmarrjes. Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit, teksa disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi. Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën. “Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, tha transmetuesi publik i Malit të Zi “RTCG”. Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë shkon deri në rreth 5 milion paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike. Tre ditë më parë, radiotelevizioni i Maqedonisë së Veriut informoi opinionin publik, se kishte vendosur të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së tarifës për regjistrimin.https://lajme.rtsh.al/artikull/pas-maqedonise-se-veriut-edhe-mali-i-zi-terhiqet-nga-eurovizion

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments