Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaron se politikat e ndërmarra nga qeveria janë në drejtim të lehtësimit të procedurave për biznesin, nxitjes së digjitalizimit, inovacionit, nxitjes së ekonomisë qarkulluese, si dhe nxitjes drejt integrimit rajonal dhe europian. “Sfidat që kaluam dhe po kalojmë nga treguan se mund të ndeshemi me të panjohura të mëdha, me pasiguri të larta, por duhet të dimë si të reagojmë dhe mbi të gjitha të mbrojmë prodhimin vendas. Është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Ndaj po punojmë në drejtim të lehtësimit të procedurave, nxitjes së digjitalizimit, inovacionit, nxitjes së ekonomisë qarkulluese, nxitjes drejt integrimit rajonal dhe europian”, tha Ibrahimaj gjatë takimit vjetor të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Ajo theksoi se përmes strategjive dhe përmirësimeve ligjore qeveria po synon të shkojë drejt zhvillimit të një industrie prodhuese me fuqi më të lartë eksportuese. “Për ne promovimi i markës “Made in Albania” dhe nxitja e prodhimit vendas janë të rëndësishme për zhvillimin e konkurrueshmërisë dhe arritjen e tregjeve rajonale e europiane”, u shpreh ministrja Ibrahimaj. Ajo u ndal te strategjia e eksporteve, duke e cilësuar atë një dokument të rëndësishëm që do të shërbejë për të ridimensionuar dokumentet e mëparshme strategjike të hartuara, për të rikonceptuar rolin e AIDA-s në të ardhmen, apo edhe në ndërtimin e planeve afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Qeveria ka hartuar projektligjet për TEDA-t dhe Parqet Teknologjike, që sipas ministres Ibrahimaj, kanë si qëllim nxitjen e aktiviteteve novatore e prodhuese, me fokus jo vetëm tregun lokal, por edhe të eksporteve. atsh
“Made in Albania” drejt tregjeve rajonale e europiane
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on