Tani na takon neve ta bëjmë motorin dhe refleksin franko-gjerman më të fortë se kurrë, shkroi në X, Emmanuel Macron në urimin drejtuar emërimit të Friedrich Merz si kancelar, ndërsa nesër pritet vizita e parë mes tyre në Paris.

“Varet nga ne. Duhet të përshpejtojmë agjendën tonë evropiane të sovranitetit, sigurisë dhe konkurrueshmërisë. Për francezët, për gjermanët dhe për të gjithë evropianët. Shihemi nesër në Paris për të punuar së bashku!”, shkruan Macron në X.

”Nuk do të jetë një vizitë protokollare, përkundrazi do të jetë një udhëtim që synon të rifillojë marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë’’, shpjegoi një burim nga Elisee.

Presidenti dhe kancelari i ri duan të tregojnë se tashmë janë plotësisht në punë.

Në tryezë është një risinkronizim i agjendës së Parisit dhe Berlinit për Evropën.

Do të jetë një vizitë pune, me disa njoftime, në frymën e përshpejtimit.

Macron dhe Merz duan të japin një sinjal shumë të fortë dhe të menjëhershëm të një marrëdhënieje të ripërtërirë dypalëshe franko-gjermane, por edhe të një impulsi të fortë për Evropën.

Takimi i planifikuar në Pallatin Elisee do të përfshijë “në veçanti agjendën e sovranitetit dhe konkurrencës evropiane”, specifikon burimi nga presidenca franceze.

Kancelari i ri do të mbërrijë në Paris në mëngjes dhe do të shkojë direkt në Elisee për takimin e planifikuar të punës, i cili do të pasohet nga “diskutime” midis delegacioneve dhe më pas do të përfundojë me një “drekë pune” e cila do të pasohet nga një deklaratë për shtypin.

Në ”menu”, përveç çështjeve dypalëshe, janë edhe përgjigja evropiane ndaj detyrimeve amerikane, çështjet e konkurrencës dhe agjenda për diversifikimin e tregtisë