Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Macron: Klima dhe varfëria duhet të trajtohen njëkohësisht

 Macron: Klima dhe varfëria duhet të trajtohen njëkohësisht

Lufta kundër krizës klimatike dhe varfërisë duhet të trajtohen njëkohësisht, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron përpara samitit për një Pakt të ri Financimi Global, në Paris. “Asnjë vend nuk duhet të zgjedhë midis uljes së varfërisë dhe mbrojtjes së planetit”, tha Macron. Ai bëri thirrje për më shumë fonde publike dhe private për të trajtuar pabarazinë në rritje. “Deri më tani, nuk është bërë mjaftueshëm në të dyja sferat. Pa sektorin privat, ne nuk do të jemi në gjendje të përballojmë pjesën më të madhe të kësaj sfide”, tha kreu i shtetit francez. Në samitin e planifikuar më 22-23 qershor, marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 100 shteteve, bankave ndërkombëtare të zhvillimit dhe organizatave të ndihmës, për të diskutuar mënyrat për ta bërë sistemin financiar ndërkombëtar më të drejtë. Samiti, me sloganin “Ndërtimi i një konsensusi të ri për një sistem financiar ndërkombëtar më gjithëpërfshirës”, nisi sot me pjesëmarrës të profilit të lartë si sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Në samitin dyditor nuk do të merren vendime detyruese, por priten udhëzime për tejkalimin e hendekut në rritje midis vendeve të industrializuara dhe vendeve të Jugut global, të cilat janë veçanërisht të prekura nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Temat që do të diskutohen përfshijnë lehtësimin e borxhit për vendet e varfra dhe investimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato të përballen me ngrohjen globale. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments