Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron i kërkon BE-së të shtyjë marrëveshjen me Amerikën e Jugut

Macron i kërkon BE-së të shtyjë marrëveshjen me Amerikën e Jugut

Presidenti francez, Emmanuel Macron po ushtron presion mbi Bashkimin Evropian për të shtyrë marrëveshjen e tregtisë së lirë me aleancën ekonomike të Amerikës së Jugut “Mercosur” në kuadër të protestave të fermerëve në Evropë. “Ne nuk duam që marrëveshja të nënshkruhet në formën e saj aktuale”, tha dje në mbrëmje Macron në Stokholm, gjatë një vizite shtetërore në Suedi. Në një luftë njëjavore për kushte më të mira pune, fermerët francezë kanë vazhduar bllokadën e autostradave rreth Parisit. “Të teta autostradat që çojnë në kryeqytet janë bllokuar”, sipas sindikatës bujqësore FNSEA. Bllokada të autostradave dhe disa supermarketeve të mëdha ndodhën edhe në disa pjesë të tjera të Francës. Macron beson se marrëveshja e negociuar prej kohësh është tashmë pjesërisht e vjetëruar dhe nuk imponon të njëjtat rregulla për fermerët ose industrialistët e “Mercosur” që zbatohen në BE. “Macron i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se do të ishte e pamundur të përfundohej marrëveshja për momentin për shkak të protestave të fermerëve edhe në vendet e tjera të BE-së si Gjermania”, tha Pallati Élysée. Komisioni ka të ngjarë të ketë udhëzuar negociatorët e tij që të ndërpresin bisedimet aktuale në Brazil. Një zëdhënës i komisionit ka bërë të qartë se Komisioni Evropian aktualisht nuk beson se janë plotësuar kushtet për lidhjen e marrëveshjes me shtetet e Amerikës së Jugut. Marrëveshja do të krijojë një nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë me më shumë se 700 milionë banorë. Kryesisht synohet ulja e tarifave dhe nxitja e tregtisë, por marrëveshja ka ngecur që nga viti 2019 dhe është e diskutueshme si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments