Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron “aleat jetik” i SHBA-së

Macron “aleat jetik” i SHBA-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi sot selinë e agjencisë hapësinore amerikane NASA së bashku me zëvendespresidenten, Kamala Harris në Uashington, në kuadër të vizitës se tij zyrtare në SHBA. Presidenti amerikan, Joe Biden do të mirëpresë homologun e tij francez në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Administrata amerikane e quan Francën aleatin e saj më të vjetër dhe ka vlerësuar angazhimin e Macron pas pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë takimit me Macron, Harris e vlerësoi Francën si një “aleat jetik” të SHBA-së, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në hapësirë mes dy vendeve. Macron e përshkroi hapësirën si një vend të ri konflikti, duke e bërë bashkëpunimin edhe më të rëndësishëm midis shteteve që janë po aq të përkushtuara ndaj shkencës dhe që ndajnë vlera demokratike. Macron pritet të takohet me Biden për një darkë joformale, përpara se të fillojë pjesa zyrtare e vizitës. Vizitat shtetërore, ndryshe nga udhëtimet e rregullta të punës, zakonisht shoqërohen me ceremoni dhe protokoll të veçantë. Sipas një deklarate të lëshuar paraprakisht nga SHBA-ja, bisedimet mes Biden dhe Macron do të përqendrohen te lufta në Ukrainë. Temat e tjera përfshijnë Kinën, Iranin, rajonin Indo-Paqësor dhe bashkëpunimin e përbashkët ekonomik.https://ata.gov.al/2022/11/30/uashington-macron-mirepritet-si-nje-aleat-jetik-i-shba-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ