Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILushnjë: Përjashtim i kostove fiskale për plastmasin e serrave të rrushit

Lushnjë: Përjashtim i kostove fiskale për plastmasin e serrave të rrushit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Lushnje ku u takua me disa kultivues të rrushit për tavolinë. “Në Lushnje, te Albi Rabija, Eno Shani, Olti dhe Flori Nushi, djemtë që kultivojnë rrushin për tavolinë në serra me çati, një metodë që përshtatet mjaft mirë me varietetet e zgjedhura, duke sjellë prodhim të qëndrueshëm, por edhe duke eliminuar dëmet nga reshjet e shiut”, u shpreh Denaj. Ajo diskutoi së bashku me kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa dhe deputetin Erion Braçe ndërtimin e politikave të përbashkëta me qeverisjen vendore, për të nxitur bashkimin e fermerëve në njësi ekonomike dhe ndërtimin e ndërmarrjeve publike bujqësore, duke rritur asistencën teknike, ulur kostot e prodhimit dhe fuqizuar ekonominë e bujqve. “Gjatë diskutimit me fermerët identifikuam disa nevoja të aktivitetit të tyre, të cilat do të punojmë për t’i dhënë zgjidhje me krijimin e lehtësirave fiskale me propozime konkrete në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, si përjashtimi i kostove fiskale për plastmasin e serrave të rrushit në veçanti”, theksoi Denaj. “Një çështje po aq e rëndësishme u soll në vëmendje në lidhje me financimin e mekanikës bujqësore përmes Fondit të Garancisë Sovrane dhe subvencionet nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi. Qeveria shqiptare ka marrëveshje me bankat e nivelit të dytë pikërisht për të lehtësuar kreditimin, ulur kërkesën e garancisë, e cila ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostove. Me besimin që kreditimi për këto njësi të suksesshme sipërmarrjeje të mundësohet në frymë të këtyre skemave të garancive duke bërë pikësëpari informimin në kohë dhe në dije të të gjithë fermerëve”, u shpreh Denaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments