Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALELushnjë, nis grumbullimi i pjeshkës dhe nektarinës së Elbasanit

Lushnjë, nis grumbullimi i pjeshkës dhe nektarinës së Elbasanit

Pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Lushnjë kanë nisur grumbullimin e pjeshkëve dhe nektarinave në Elbasan. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur se pas shqetësimit të fermerëve të Elbasanit pikat e grumbullimit në Lushnjë kanë nisur menjëherë grumbullimin e pjeshkës dhe nektarinës për ta tregtuar më pas në tregjet e ndryshme të Europës. “Nisur nga shqetësimi i fermerëve të Elbasanit për mungesën e pikave të grumbullimit për tregtimin e prodhimeve të tyre, disa nga pikat e grumbullimit në Lushnjë kanë nisur menjëherë grumbullimin e pjeshkës dhe nektarinës për ta tregtuar më pas në tregjet e ndryshme të Europës”, u shpreh Balla në rrjetet sociale. Në të gjithë vendin janë ngritur këto 7 vitet e fundit mbi 140 pika grumbullimi për produktet bujqësore. Nëpërmjet Skemave Kombëtare të mbështetjes që mundësohen nga qeveria shqiptare pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore janë transformuar duke lehtësuar ndjeshëm punën e fermerëve. Fermerët sot, falë ngritjes së këtyre pikave të grumbullimit nuk dalin më me çantë për të shitur në rrugë. Produktet e grumbulluara, eksportohen masivisht në tregjet evropiane.https://ata.gov.al/2022/08/24/lushnje-nis-grumbullimi-i-pjeshkes-dhe-nektarines-se-elbasanit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ