Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELukashenko: Nëse sulmohemi do të përdorim armë bërthamore

Lukashenko: Nëse sulmohemi do të përdorim armë bërthamore

Bjellorusia nuk do të kishte asnjë shqetësim për përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, deklaroi presidenti Aleksander Lukashenko duke nënvizuar se ”ishte ai që i bëri presion presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi”. Këto armë pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur agjencia bjelloruse e lajmeve, Belta. ”Gjithçka është gati. Mendoj se do të duhen disa ditë dhe do të marrim atë që kemi kërkuar”, theksoi Aleksander Lukashenko. Katër ditë më parë, Putin tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet ndërtimore në instalimet e nevojshme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments