Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin mes tyre në luftën ndaj korrupsionit. Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë njoftoi sot se Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, ka vendosur një bashkëpunim të ri me Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, këtë të mërkurë, në Tiranë, është zhvilluar një takim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, ku është vendosur një bashkëpunim të ri me Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit në Kosovë. “Shkëmbim eksperiencash në fushën e hartimit të politikave kundër korrupsionit, përhapjen e instrumenteve të integritetit dhe zbatimin e tyre si dhe adaptim të nismave të përbashkëta ishin fokusi i takimit të dy delegacioneve”, njofton Policia. “Eksperienca e zhvilluar pranë Drejtorisë Përgjithshme të Antikorrupsionit do të përcillet edhe në autoritetet e Kosovës, si një tregues bashkëpunimi dhe rakordimi kapacitetesh teknike në përputhje me standardin e UNCAC, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Lufta ndaj korrupsionit, forcohet bashkëpunimi me Kosovën
RELATED ARTICLES