Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMILoti 4 i Unazës së Madhe të Tiranës

Loti 4 i Unazës së Madhe të Tiranës

Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, e cila kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna për ndërtimin e urës, vepra më e rëndësishme në këtë lot, me një gjatësi prej 420 metrash. Në këtë lot realizimi fizik i punimeve ka arritur në 32%.

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi theksoi se brenda muajit dhjetor do të jenë ngritur 5 këmbë të urës. “Në momentin që është liruar sheshi ndërtimit kemi arritur me ritme të shpejta nga 300 pilota që duhet të ndërtohen për bazamentet e urës së madhe kemi realizuar rreth 170 pilota. Janë betonuar 10 bazamente nga 15 që ka në total dhe ka filluar të ngrihet këmba e parë e urës. Brenda muajit dhjetor do të kemi gati 5 këmbë të ngritura, në mënyrë të tillë që të vazhdojmë me mbështetjen e trarëve”, tha ai. Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë. Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ