Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është surprizë moszbatimi i marrëveshjes me Serbinë për dokumente. Ajo tha se beteja me Serbinë është e gjatë dhe nuk përfundon për dy ditë. Para medieve ka folur edhe për deklaratën e Listës Serbe se presidentja Vjosa Osmani është e padëshirueshme në veri të vendit. Gjatë Kuvendit Zgjedhor të partisë Guxo, Gërvalla deklaroi se Lista Serbe nuk e përcakton se ku shkon presidentja e vendit. “Nuk është ndonjë surprizë që Serbia nuk e zbaton marrëveshjen. Por ju lutem respektoni faktin se sot jemi mbledhur për një qëllim të caktuar. Beteja me Serbinë është e gjatë, beteja me Serbinë nuk përfundon për dy ditë”, tha ajo. Donika Gërvalla tha se nuk marrin leje për të vizituar komunat veriore. “Për fat të mirë nuk e përcakton Lista Serbe se ku shkon presidentja e këtij vendi. Ku shkon dhe çfarë bën e kanë përcaktuar qytetarët e këtij vendi dhe jo një parti e caktuar politike, e cila pjesërisht është e drejtuar nga forca kriminale në veri. Ne nuk marrim leje për të vizituar vendin tonë”, ka shtuar ajo. Ajo nuk është prononcuar kur është pyetur se a do të jetë ajo, kryetarja e re e vendosur nga delegatët e Kuvendit zgjedhor. Gërvalla tha se deklarimet për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK janë thashetheme. Largimin e deputetes nuk e ka komentuar as kryeministri Albin Kurti, i cili më herët në Kuvend ka uruar shumë suksese për partinë Guxo.http://ata.gov.al/2022/09/07/gervalla-lista-serbe-nuk-mund-tia-ndaloje-viziten-osmanit-ne-veri/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on