Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALELinjë hekurudhore Vorë- Hani i Hotit

Linjë hekurudhore Vorë- Hani i Hotit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrtojnë një kredi deri në 62.9 milionë euro (64.2 milionë dollarë) për Shqipërinë për rehabilitimin e një linje hekurudhore 120 kilometra. Linja lidh segmentin Vore duke kaluar në pjesën qendrore të vendit deri në Pikën kufitare Hani i Hotit ku fillon Mali i Zi. Në një dokument përmbledhës të projektit, Banka Europiane për rindërtim e zhvillim bëri të ditur se përfituesi përfundimtar i kredisë do të jetë Operatori shtetëror hekurudhor Hekurudhat Shqiptare. “Projekti i rehabilitimit të hekurudhave do të bashkë financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, thuhet në dokumentin përmbledhës të projektit. Kostoja totale e projektit llogaritet në rreth 267 milionë euro, ndërsa mendohet të përfundojë si miratim financimi në nëntor të këtij viti, ndërtimi i këtij segmenti hekurudhor i konsideruar si pjesë e Rrjetit Kryesor të Ballkanit Perëndimor dhe një shtrirje treguese e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian në rajon, e lidh Shqipërinë me këtë sistem duke ekspozuar dhe zhvillimin e saj ekonomik. Transport më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm siç është ai hekurudhor promovon kalimin e modalitetit nga rruga në hekurudhë në Shqipëri.https://lajme.rtsh.al/artikull/linje-hekurudhore-vore-hani-i-hotit-berzh-kredi-629-milione-euro-per-bashkefinancimin-e-projektit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ