Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARELindner mbështet rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lindner mbështet rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner kërkon rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen e vendit në vitet e ardhshme. Komentet e tij vijnë ndërsa qeveria gjermane po përpiqet të shkurtojë shpenzimet në fusha të tjera të buxhetit. Gjermania ka qenë nën presion për të përditësuar dhe modernizuar ushtrinë e saj pasi pushtimi rus i Ukrainës theksoi mangësitë në aftësitë e mbrojtjes evropiane. “Synimi im është që do të ketë rritje të dukshme në vitet e ardhshme në Seksionin 14. Së paku, nuk do të ketë asnjë ndërprerje”, tha Lindner në podkastin e tij të ri “CL+”, i cili u publikua të enjten. Seksioni 14 është pjesa e buxhetit federal të Gjermanisë që mbulon shpenzimet e mbrojtjes. “Pra, ne nuk do të bëjmë vetëm 2% dhe më pas do të zbresim në 1,4% kur të konsumohet fondi special. Kjo është e garantuar”, tha Lindner. Qeveria gjermane krijoi një fond special prej 100 miliardë eurosh (111 milionë dollarë) për të modernizuar forcat e armatosura gjermane, të njohura si Bundeswehr, dhe për të adresuar mangësitë e mëdha të pajisjeve. Gjermania, së bashku me anëtarët e tjerë të NATO-s të Evropës Perëndimore, nuk kanë arritur prej kohësh objektivat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së. Mbetet e paqartë se si Gjermania do të arrijë objektivin e buxhetit prej 2% në vitet e ardhshme pasi të jetë shteruar fondi special. Aktualisht, buxheti vjetor i mbrojtjes i vendit do të rritet me 1,7 miliardë euro në rreth 51,8 miliardë euro. Sipas vlerësimeve të mëparshme, më shumë se 15 miliardë euro më shumë fonde do të duhej të viheshin në dispozicion çdo vit në të ardhmen për të arritur objektivin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ