Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVALigji për Pagat, impakt për ushtarakët

Ligji për Pagat, impakt për ushtarakët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se me miratimin e Ligjit të Pagave në Kuvendin e Kosovës do të ketë ngritje në mirëqenien socio-ekonomike për ushtarët. Ai në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se me këtë ligj, dallimi në mes të koeficientit më të lartë dhe ushtarit të FSK-së, është 3.21 herë. “Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikës dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është presidentja, komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë. Kjo është social-demokracia dhe kujdesi ndaj mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Mehaj. Postimi i plotë: Miratimi i Ligjit për pagat, veprim konkret me impakt të lartë në ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike për ushtarakët tanë dhe familjet e tyre! Sot me miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik në Kuvendin e Kosovës po kurorëzohet objektivi dhe zotimi i Qeverisë për rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të ushtarakëve tanë krahas të gjithë zyrtarëve tjerë publik që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës. Përmes këtij Ligji nuk ekziston më dallimi i jashtëzakonshëm ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, nga 20 herë sa ishte dallimi deri tani është nivelizuar në vetëm 4.78 herë. Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikë dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është Presidentja, Komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë. Kjo është social-demokracia dhe kujdesi ndaj mirëqenies së qytetarëve! Krahas rritjes së pagave, do të vazhdojmë me projektet për përmirësimin e kushteve të shërbimit, ushqimit, transportit, veshmbathjes, pajisjeve personale, hapësirave moderne për mësim, trajnim, stërvitje, akomodim , hapësirave sportive-rekreative për të gjithë ushtarakët tanë, sipas standardeve më bashkëkohore.http://ata.gov.al/2022/12/22/mehaj-ligji-per-pagat-impakt-ne-mireqenien-socio-ekonomike-per-ushtaraket/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ