Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për planin pesë pikësh për uljen e tensioneve në veri. Borrell ka thënë se një takim i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të organizohet para se Kosova të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën. “Siç e dini, unë jam i gatshëm të ftoj një takim të nivelit të lartë me ju dhe presidentin Vuçiq, me parakushtin që ju të jeni i gatshëm të ndërmerrni fillimisht hapat e nevojshëm për shtensionim dhe të hapni rrugë për zgjedhjet e reja”, ka thënë Borrell në letrën e publikuar nga zëdhënësi i BE-së. Ai ka thënë se nuk mund të ketë përparim në normalizimin e raporteve derisa “ne merremi me menaxhimin e krizave”. “27 shtetet e BE-së, por edhe SHBA-të, kanë investuar shumë në procesin e normalizimit dhe ne duam të shohim që ky proces lëvizë përpara. Andaj, shtensionimi i situatës nevojitet të ndodhë menjëherë. Nëse jeni i gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm, një takim i ri mund të organizohet shpejt”, ka thënë Borrell në letrën drejtuar Kurtit. Gjithashtu Borrell ka kërkuar që kryetarët e rinj shqiptar në veri të Kosovës të mos punojnë në objektet komunale, si dhe tërheqjen e Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave. Ai ka theksuar nevojën e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. “Paralelisht ne po i kërkojmë Serbisë të tërheq elementet radikale nga ato zona”, ka thënë ai. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on