Letërsia dhe çështjet e diskriminimit gjinor

0
2

Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin (QKLL), me mbështetjen e programit “Europa Krijuese” e Bashkimit Europian, zhvilloi aktivitetin “Diskutim për çështje të diskriminimit gjinor”. Ishin të pranishëm përkthyes, gazetarë e aktorë të Teatrit të Metropolit, të cilët lexuan fragmente nga librat e përzgjedhur për këtë rast. Nga filozofja, shkrimtarja dhe aktivistja e të drejtave të grave, Simone de Beauvoir, ishte përzgjedhur libri “Të pandarat”, përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli. Finlandezja Rosa Liksom erdhi në këtë event, përmes librit të saj “Gruaja e kolonelit”, përkthyer nga Kujtim Ymeri dhe nga shkrimtarja moldave Tatiana Tibuleac u lexua një pasazh prej librit “Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë”, përkthyer nga Mariela Sota. Eventi u zhvillua në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria”.