Lëpusha si zemër e bardhë

0
2

Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ku investimet në bujtina e agroturizëm po nxisin turizmin alpin.

Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.

Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi.

Investimet në agroturizëm kanë ngritur në zonë edhe bujtinat e para, që kanë përshtatur ambientet për një turizëm gjithëvjetor.

Kjo zonë po tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj, kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.