Monedha europiane humbi sërish terren ndaj lekut të mërkurën, ndërsa dollari amerikan u forcua. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 107.91 lekë, ose 0.31 lekë më pak, ndërsa një dollar u këmbye me 100.60 lekë, ose 0.32 lekë më shumë. Edhe poundi britanik u zhvlerësua në kursin e këmbimit me lekun. Poundi britanik këmbehet sot me 126.23 lekë ose 0.38 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 113.00 lekë ose 0.40 lekë më pak.