Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan vijoi të forcoi pozitat për të dytën ditë radhazi në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.64 lekë dhe këmbehet me 115.52 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 lekë dhe këmbehet me 117.06 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.54 lekë dhe u ngjit në kuotën 138.98 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 121.60 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se ditën e hënë.