Davis ka luajtur një rol vendimtar në promovimin e emrave të mëdhenj të muzikës botërore si Janis Joplin, Santana, Bruce Springsteen, Billy Joel, Pink Floyd, Patti Smith, Alicia Keys dhe Aerosmith, duke ndikuar fuqishëm në historinë e muzikës moderne.

Me rastin e 90-vjetorit të tij, ai organizoi një festë madhështore, në Nju Jork me pjesëmarrjen e shumë personazheve të njohur, si dhe një seri dokumentarësh. Në vitet e fundit, ai ishte tërhequr kryesisht nga jeta publike.

Davis lindi në vitin 1932 në Bruklin të Nju Jorkut, në një familje hebraike. Prindërit e tij ndërruan jetë brenda një periudhe të shkurtër kohore, në kohën kur ai sapo kishte nisur studimet universitare.

Pas diplomimit, ai punoi si avokat dhe më pas iu bashkua kompanisë muzikore “Columbia”, para se të themelonte disa label-e të tijat.

Fituesi i shumë çmimeve “Grammy” është gjithashtu anëtar i “Rock and Roll Hall of Fame” që nga viti 2000.

Në jetën private, dy martesat e tij përfunduan me divorc, nga të cilat ka katër fëmijë.