Laguna e Vilunit në Velipojë

0
0

 Vetëm 2 kilometra në lindje të plazhit të Velipojës, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh, laguna e Vilunit.

Me një natyrë të paprekur dhe me pyjet shekullorë të pishave, laguna e Vilunit është kthyer në destinacion tërheqës për turistët e natyrës, qofshin këta vendas apo të huaj.

Dikur kjo lagunë është quajtur laguna e Lundërzës, sepse ka pasur shumë lundra, një gjitar ujor që ushqehet me peshq.

Laguna është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm, ndaj edhe zgjidhet shpesh për të pasionuarit pas peshkimit.

Me rreth 200 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm, laguna e Vilunit ofron një peizazh fantastik në çdo stinë.