Në ditën e Krishtlindjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, ishte në Nënshat të Shkodrës për të certifikuar një nga objektet e kultit katolik, Kuvendin Karmelitan të Nënshatit. Ky Kuvend ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, kompleksi doli gati tërësisht i rrënuar, për t’ju nënshtruar rindërtimit dhe restaurimit vetëm pas viteve 2000. Padre Marciani, frati italian i këtij Manastiri që, prej 20 vjetësh jeton këtu, përveç falenderimeve për përfundimin e këtij procesi, në shqip u shpreh:”mund të them edhe unë që më në fund u bëmë me letra”. Ndërkohë Lame tha se është turp që kulteve fetare mos tu jepet mundësinë të ndërtojnë në rrugë formale. “Është turp për shtetin shqiptar që ndër dekada nuk ka qenë në gjendje ti japë mundësi të paktën kulteve të veprojnë brenda normave ligjore dhe, vetëm vitet e fundit ky proces po shkon drejt përfundimit. Nuk mund të flasim për njerëz që respektojnë ligjin në një vend ku edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje”, tha Lame. Për vitin 2022, Kadastra ka kryer legalizimin dhe certifikimin e rreth 155 objekteve të kultit, duke e çuar kështu shifrën e përgjithshme të objekteve të kultit të legalizuara në rreth 960. Këtu bëhet fjalë për kisha dhe katerdrale katolike dhe ortodokse, manastire dhe kuvende gjithashtu të të dyja këtyre besimeve, xhami myslimane, teqe bektashiane, tyrbe, vende të shenjta, misione, etj. Problematikat që shoqërojnë legalizimin dhe certifikimin e tyre, janë nga më të ndryshmet, ku mbizotërojnë mungesa e dokumentacionit historik të pronësisë, zënia e trojeve të pretenduara nga të tretë, ndërtimi me mungesë të plotë të lejes së ndërtimit, etj. Çdo vit numri i objekteve të legalizuara dhe certifikuara, përfshihet edhe në raportin vjetor mbi lirinë e besimit që harton Departamenti Amerikan i Shtetit, si element që flet për mbarëvajtjen e raporteve shtet-besime në Shqipëri. ATA
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on