Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKuvendi i Besëlidhjes së Lezhës

Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës

Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si “Kuvendi i princave shqiptarë”, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë. Vendimi i Kuvendit ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments