Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se takimi i sotëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte vazhdim i takimit të zhvilluar më 2 maj në Bruksel. Kurti tha se insistimi i tyre është që të zbatohet marrëveshja në përpikëri. Ai u shpreh tani janë të interesuar që të bashkëpunojnë për ta shkruar bashkë më tutje një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar. Kurti tha para mediave se synimi është që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejtë të marrëveshjes. “Insistimi ynë është ajo që jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen pa vonesa e pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarat se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje, por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshëm dhe për neve ishte e rëndësishëm që ta konfirmojmë me emisiarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit. Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekut të vetëmenaxhimit siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar, duke mos e anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë paralelisht më atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar, pas Kosovës do të shkojë edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme beosoj që do ta kemi një takim mes kryenegociatorëve”, tha Kurti. I pyetur nëse Kosova është në rrugën e normalizmit apo të konfliktit, ai tha se vendi është në rrugën e një normalizimi të plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër. “Kosova është në rrugën e normalizimit, një normalizim i plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër. Ndërkaq me marrëveshjen bazike, të cilën e kemi realizuar kemi njohje de facto”, u shpreh Kurti. Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti. atsh
Kurti:Zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes
RELATED ARTICLES