Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Kosovës, pavarësisht dallimeve. Ai ka thënë se është Serbia ajo që duhet të sanksionohet meqë “po e financon milicinë fashiste në pjesën veriore të vendit tim”. “Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë. Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po e financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, ndaj ndoshta duhet të (marrin) sanksione”, ka thënë Kurti në një intervistë për Financial Times. Ai i ka deklaruar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin amerikan në Kosovë. “E pranoj se sa i përket veprimeve të marra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk e ndjej se asnjë lloj sanksioni (për) Kosovën… është masa e duhur”, ka thënë ai. Shefi i ekzekutivit ka thënë se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Brukselit. Ai gjithashtu ka përshëndetur vendosjen e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë, duke thënë se “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar”. Për këtë intervistë, ka njoftuar edhe vet Kurti përmes llogarisë së tij në Tëitter. Të mërkurën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Ai ka deklaruar se janë duke menduar për implikime të tjera, ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ShBA-të për veprimet në pjesën veriore të vendit. Ambasadori amerikan ka theksuar dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët e zgjedhur të punojnë nga ndërtesat komunale, si dhe të tërheq zyrtarët policorë nga ndërtesat e komunave. atsh
Kurti: SHBA-ja, partner kyç me të cilin do të konsultohemi gjithmonë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on