Në seancën e Kuvendit, kryeministri Albin Kurti është pyetur për temat që do të diskutohen të hënën me palën serbe në takimin e Brukselit. Kurti ka thënë se e ka pranuar parimin e kërkuar nga ndërmjetësit e dialogut, që është konfidencialiteti i bisedimeve, megjithatë, ai ka thënë se përmbajtjen e planit-franko gjerman e ka ndarë me kryetarët partive opozitare në vend dhe sipas tij pothuajse asgjë sot nuk është e panjohur. Disa ditë para se të udhëtojë për takimin e radhës në Bruksel, Kurti ka thënë se plani evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme. “Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit evropian e ai është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend të republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën qe vjen”, ka thënë Kurti. Kurti ka thënë se më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshje çka është pasuar me propozimin evropian. “Tani nuk është produkt i negocimit propozimi meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar dhe as e gatshme për këtë. Tri javë pas atij takimi vjen propozimi nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjell propozimi, propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve, nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim ose pala tjetër, aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen defacto”, tha Kurti. atsh
Kurti: Plani evropian, për diskutimet që fillojnë të hënën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on