Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti paraqet propozimin e ri 

​Kurti paraqet propozimin e ri 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për shmangien e përshkallëzimit të situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkret që qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për të kontribuar në rikthimin e stabilitetit në veri. Gjithashtu, pritet që edhe Serbia të zotohet për tërheqjen e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale, dhe të bashkëpunojë lidhur me paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të personave që kanë kryer dhunën. Në një postim në gjuhën angleze në Facebook, Kurti tha se duhet të ndërmerren veprime urgjente për shmangien e përshkallëzimit të situatës në veri. Ai tha se hapat që do të ndërmarren janë reduktimi i pranisë së policisë së Kosovës në ndërtesat komunale, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës, derisa zgjedhjet e parakohshme në veri të aktivizohen nga një peticion për tërheqje, i përkrahur nga 20 për qind të elektoratit, siç parashikohet në legjislacionin e Kosovës. “Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në shmangien e përshkallëzimit. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e shmangies së përshkallezimit dhe stabilitetit në rajon. Më konkretisht, hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim: 1) Reduktimi i pranisë së policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës; 2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të personave që kane kryer dhunën, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve; 3) Zgjedhje të parakohshme të aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje, i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashikohet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga presidentja; 4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja, në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, tha Kurti. Kryeministri Kurti paraqiti edhe katër hapat që priten të ndërmerren nga Serbia për shmangien e përshkallëzimit të situatës në veri. “Ndër të tjera, ai tha se presin që Serbia të reduktojë gatishmërinë e forcave të armatosura në nivelin më të ulët, dhe te heqë 48 bazat operative që ndodhen përgjatë kufirit. Ndërkohë nga Serbia presim si në vijim: 1)Tërheqjen e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre; 2) Zotimi për bashkëpunim lidhur me paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të personave që kanë kryer dhunën nga ana e Kosovës, me monitorim e EULEX-it, garanci të plotë për gjykim të drejtë; 3) Reduktimin e gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit; 4) Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikë, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës”, tha Kurti. Sipas tij në bazë të këtyre hapave, shmangia e përshkallëzimit të situatës në veri dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm. “Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërinë me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të arritura. Ne dëshirojmë të ritheksojmë angazhimin tonë për një dialog intensiv për zbatimin e plotë, të pakushtëzuar, me sekuencë të balancuar e korrekte, të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të saj. “Shmangia e përshkallëzimit të situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim”, përfundoi Kurti. Këto propozime, Kurti i ka paraqitur në takimin e fundit në Bruksel. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments