Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vitin 2025 e ka quajtur vit të gruas në Kosovës. Në mbledhjen e parë për këtë vit, Kurti tha se synojnë fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave duke ofruar mundësi të reja.
Kryeministri Kurti u zotua se për të arritur këtë do të vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e nevojshëm. Sipas tij, gjatë mandatit të parë të tij si kryeministër i Kosovës kanë ndërmarrë vendime që kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe punën e grave dhe vajzave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar theksoi se viti 2025 do të jetë vit i inkurajimit të të gjitha grave dhe vajzave për të qenë liderë në çdo fushë.Ai tha se përgjatë këtij viti do të punojnë që të rritet qasja e grave në pronë dhe trashëgimi.