Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKursimet në lekë u zgjeruan me 27 miliardë lekë

Kursimet në lekë u zgjeruan me 27 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e depozitave në lekë në dhjetor 2023 shënoi tregues pozitivë për të dytin muaj radhazi. Sipas BSH-së, stoku i kursimeve në monedhën vendase në dhjetor arriti në 579 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë (rreth 125 mln euro). Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori 2021. Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, që shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, që sollën 75% të rritjes. Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat jo financiare publike. Me bazë vjetore, depozitat në lekë u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments