Thursday, May 2, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKursi i këmbimit, BSH: Ndikim turizmi dhe investimet e huaja

Kursi i këmbimit, BSH: Ndikim turizmi dhe investimet e huaja

Banka e Shqipërisë vëren se gjatë vitit 2023 monedha vendase lek u forcua me ritme të shpejta. Sipas BSH-së, forcimi i lekut ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e rritjes së fortë që shënoi turizmi, eksportet dhe rritja e vazhdueshme e investimeve të huaja direkte.

Në raportin e Politikës Monetare, lidhur me dinamikën e luhatjes së kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë citon se, “ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, që pasqyron raportin mes kërkesës dhe ofertës së valutës. Ky raport diktohet kryesisht nga dinamikat e shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë”. Forcimi i kursit të këmbimit gjatë 2023, duket se është diktuar nga një tepricë e lartë oferte në tregun e brendshëm valutor.

Sipas BSH-së, forcimi i lekut kulmoi në muajin korrik, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht 103.2 lekë, me një mbiçmim vjetor të lekut prej 12.1%. Pas dobësimit të lehtë në muajt që pasuan, leku u forcua përsëri në dy muajt e fundit të vitit 2023 teksa kursi euro/lek shënoi nivelin prej 102.8 lekësh. Banka e Shqipërisë verën se, ndikimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit në ekonomi ka qenë në tërësi pozitiv. “Së pari, ai ka rezultuar në norma më të ulëta inflacioni, fakt i dukshëm ky edhe në kontekstin rajonal.

Duke patur norma më të ulta inflacioni kemi një rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar një ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike. Së dyti, mbiçmimi i kursit ka ndikuar pozitivisht në forcimin e stabilitetit financiar. Kjo është pasqyruar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve në valutë, çka ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së bilanceve të sektorit bankar. Së treti, mbiçmimi i monedhës vendase ka reduktuar borxhin e jashtëm të sektorit privat e publik”, shprehet BSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments