Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKuptimi i gurëve të çmuar sipas muajit të lindjes

Kuptimi i gurëve të çmuar sipas muajit të lindjes

Guri i çmuar i lidhur me muajin që keni lindur mund të flasë për disa cilësi që keni por është dhe fatsjellës për atë që e mban. Shumica e gurëve të çmuar kanë domethënien e tyre dhe rekomandohet të mbani gurin e lindjes për të përmirësuar mirëqenien dhe fatin tuaj të mirë. Guri Garnet është i lidhur me vitalitetin dhe pasionin në të gjitha llojet e marrëdhënieve. Njerëzit e lindur në muajin janar krijojnë lidhje të forta me ata që i rrethojnë dhe dashurojnë me bollëk dhe nuk kanë frikë ta tregojnë. Muaji shkurt lidhet ngushte me gurin amethyst I cili u jep të lindurve në kete muaj një lloj rezistence të mbinatyrshme, ai i lidh ata me cilësi si qartësia mendore, spiritualiteti dhe shërimi.

Ky gur i çmuar besohet të ketë cilësi qetësuese, veçanërisht për njerëzit e lindur në muajin mars shkak të shoqërimit të tij me lumturinë në dashuri. Sot ajo simbolizon edhe shëndetin, ndershmërinë, besnikërinë, shpresën dhe rininë. Diamanti përfaqëson dashurinë. Është i lidhur me pastërtinë, zemrën e hapur dhe unitetin, siç janë ata që kanë lindur gjatë muajit prill. Smeraldët lidhen me rininë dhe rilindjen. Ai ka qenë gjithashtu i lidhur me mençurinë dhe dikur besohej se ata që e mbanin do të ishin të talentuar dhe inteligjentë.

Margaritarët kanë qenë për shekuj me rradhë symbol hyjnor, pasi disa kultura besonin se ato ishin lotë që kanë rënë nga qielli. Në mitologjinë e lashtë kineze, perlat barteshin nga dragonjtë dhe përfaqësonin fuqinë dhe mençurinë. Perlat janë një simbol statusi i lidhur me pasurinë në ditët e sotme, por për ata që kanë lindur në qershor perla është simbol i mençurisë dhe forcës së tyre të brendshme. Rubinet janë përdorur për të zbukuruar sende me vlerë. E kuqja ka qenë gjithashtu e lidhur prej kohësh me emocione të forta dhe pasion. Për këtë arsye, rubinët lidhen edhe me dashurinë. Të lindurit në korrik mendohet të jenë plot energji, jetë dhe dashuri. Këto gurë kanë qenë veçanërisht të vlefshëm në Egjiptin e lashtë.

Ata u vlerësuan për bukurinë e tyre të madhe. Ky është guri fatsjellës i atyre që kanë lindur në muajin gusht. Bluja e thellë e safirit lidhet me ndershmërinë, një cilësi që mund të pasqyrohet te ata që kanë lindur në shtator. Mendohet se guri ka fuqinë të shmang qëllimet e këqija nga të tjerët, si edhe dëmtimet fizike. Opalet mendohet të jenë me fat për shkak të mënyrës se si ato e shpërndajnë dritën dhe luajnë me të gjitha ngjyrat e ylberit njëherësh.

Ata janë veçanërisht me fat për dikë të lindur në tetor. Citrina besohet se lehtëson çështjet e mendjes dhe të trupit, duke qetësuar stresin dhe duke kuruar dhimbjet e stomakut. Të lindurit në nëntor janë të lidhur  me gurin e citrinës. Në kulturën turke, dhurata e turquoise besohej t’i jepte marrësit aftësinë për të bërë miq lehtësisht. Sot, turquoise është ende e lidhur me miqësinë e sinqertë. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments