Sunday, May 12, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester City

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester City

Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë të “Citizens” (Qytetarëve) që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave” nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se, të gjitha trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023, do të jenë në Tiranë.

“Dyrrah City Football Academy”, në bashkëpunim me kampionët e Manchester City sjell një dhuratë të veçantë për të gjithë futbolldashësit, “The Manchester City Treble Trophy Tour”.

Më 17 Prill ora 13:00-19:00 qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër trofetë që do të ekspozohen në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog (Kati i 1 i Kryeministrisë), ku hyrja do të jetë e lirë.

Akademia, që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare, ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi i ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez.

Administratori i “Dyrrah City Football Club”, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) te Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin “Italia” si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 prill. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City.

Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptarë, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në EURO 2024.

Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Evropian në një grup ferri, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments