Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKundër referendumit për pavarësinë e Skocisë

Kundër referendumit për pavarësinë e Skocisë

Kandidatët për kryetar të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe Liz Truss përjashtuan mundësinë e mbajtjes së referendumit të dytë për pavarësinë e Skocisë, nëse marrin postin e kryeministrit. Ata iu përgjigjën pyetjeve të një gazetari skocez si dhe audiencës, e cila përbëhej nga anëtarë të partisë. “Nëse zgjidhem kryeministër, nuk do të lejoj një referendum tjetër për pavarësinë”, tha Truss. Ajo shtoi se referendumi i vitit 2014 ishte një ngjarje që bëhet një herë në jetë dhe se në vend që të shqetësohet për një referendum tjetër, kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon duhet të merret me “çështjet e rëndësishme në Skoci”. “Unë e konsideroj veten një fëmijë të unionit dhe për mua, ne nuk jemi vetëm fqinjë, ne jemi familje. Unë kurrë nuk do të lejoj që familja jonë të ndahet”, tha Truss. Lidhur me çështjen e referendumit të dytë, Sunak tha se “nuk mund të imagjinoj rrethanat në të cilat do ta pranoja”. “Ne jetojmë në një union i cili sigurisht është me pëlqim dhe me demokraci dhe unë e pranoj këtë. Por, unë thjesht nuk mendoj se dikush mendon se tani ose në çfarëdo kohe në të ardhmen e afërt do të jetë momenti për t’iu përkushtuar kësaj”, tha ai. “Sa i përket Nicola Sturgeon, dua të kërkoj llogari nga qeveria e SNP-së (Partia Kombëtare Skoceze) për atë se çka po bën dhe çka po u ofron njerëzve në Skoci. Por, më e rëndësishmja, unë dua të ballafaqohem me të dhe ta fitoj në debat për unionin sepse besoj me pasion në të dhe është një debat të cilin mendoj se mund ta fitojmë”, tha Sunak. Anëtarët e Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe aktualisht janë duke votuar për zgjedhjen e liderit të tyre të ardhshëm, i cili do të bëhet gjithashtu kryeministri i ardhshëm i vendit. Truss kryeson në sondazhet e brendshme të anëtarëve të Partisë Konservatore, megjithëse Sunak kryesoi në fazën e parë të garës me deputetët e Partisë Konservatore.http://ata.gov.al/2022/08/18/bm-sunak-dhe-truss-kunder-referendumit-per-pavaresine-e-skocise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ