“Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”

0
3

Programi i Bashkimit Evropian “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” sapo ka shpallur raundin e dytë të thirrjes së hapur për propozime. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shprehet se thirrja vlen për organizatat dhe institucionet e interesuara në programet e lëvizshmërisë së Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë. “Mundësi fantastike për organizatat dhe individët me interes në kulturë dhe krijimtari!

“Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” sapo ka shpallur raundin e dytë të thirrjes së hapur për propozime!”, shkruan Zyra e Delegacionit të BE-së. Afati i fundit për dorëzim është data 27 maj 2024, ora 17:00. Përmes këtij projekti ofrohen grante të vogla për individët për të marrë pjesë në programet e lëvizshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Kjo thirrje është vazhdimisht e hapur deri më 31 dhjetor 2025, ndaj Delegacioni i Bashkimit Evropian inkurajon të aplikohet në çdo kohë.